AKTUALITET /

Tha se ndërkombëtarët nxitën trazirat në Veri të Kosovës, Albin Kurti shkarkon zëvendësministrin në Kosovë

Në deklaratën zyrtare të Zyrës së Kryeministrit thuhet se “deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, duke theksuar distancimin e plotë të ekzekutivit nga qëndrimet e tij.

Shkruar nga Versus

 

Tha se ndërkombëtarët nxitën trazirat në Veri të

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot shkarkimin e zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, pas deklarimeve të këtij të fundit që kanë shkaktuar reagime të forta diplomatike dhe politike.

Në deklaratën zyrtare të Zyrës së Kryeministrit thuhet se “deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, duke theksuar distancimin e plotë të ekzekutivit nga qëndrimet e tij.

Arbër Vokrri kishte akuzuar publikisht diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për nxitjen e trazirave në Veriun e Kosovës. Në veçanti, ai kishte përmendur emrin e ambasadorit Aivo Orav, shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, si të përfshirë në veprime që, sipas tij, kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës atje.

Këto deklarata janë cilësuar si të papranueshme nga Qeveria e Kosovës dhe në kundërshtim me linjën zyrtare të politikës së jashtme të vendit, duke çuar në largimin e menjëhershëm të Vokrrit nga detyra./Versus.al

Poll