AKTUALITET /

Thellohet tragjedia e Maliqit, pas nënës dhe vëllait që i vdiqën nga zjarri, humb jetën dhe 6 vjeçarja

E mitura e cila prej ditësh ndodhej e shtruar në QSUT, kishte pësuar djegie në 40% të trupit dhe nuk mund t'u mbijetonte plagëve të rënda.

Shkruar nga Versus
Thellohet tragjedia e Maliqit, pas nënës dhe vëllait që i
Nëna dhe 2 fëmijët e ndjerë

Është thelluar tragjedia e ndodhur disa ditë më parë në një banesë të Maliqit ku 40 vjeçarja Rrahime Hazisllari dhe djali i saj 13 vjeçar, Luka, ndërruan jetë.

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë edhe vajza e mitur 6 vjeçare, Nefeli Hazisllari e cila kishte pësuar djegie në 40% të trupit dhe pavarësisht mjekimit në QSUT prej disa ditësh, sërish nuk arriti të mbijetonte.

Të dy të miturit ishin të spektrit të autizmit dhe kishin një fëmijëri të vështirë. Fqinjët dyshojnë se shkak për asfiksimin e tyre mund të jetë bërë krevati prej sfungjeri tek i cili të vegjlit mund të ndiznin shkrepëse.

Rasti tragjik nënvizon nevojën për masa më urgjente për t'u ardhur në ndihmë familjeve në kushte të tilla përpara se të ndodhë tragjedia. Versus.al

Poll