AKTUALITET /

'Thirrni mendjes...', abonentët 'kryqëzojnë' One Albania në rrjete sociale: Kompani zhvatëse dhe mashtruese

Një postim i kompanisë që thotë “Ka dy lloje njerëzish: ata me internet të ngadaltë dhe ata të lumtur” ka ndezur zemërimin e përdoruesve që e konsiderojnë këtë tallje me problemet e tyre reale.

Shkruar nga Versus

'Thirrni mendjes...', abonentët 'kryqëzojnë'

Qindra abonentë kanë shpërthyer kundër operatorit të telekomunikacionit One Albania, duke e akuzuar kompaninë si “zhvatëse dhe mashtruese”.

Në rrjetet sociale dhe platforma online, qindra përdorues kanë ngritur shqetësime të rënda për cilësinë e internetit, tarifat e larta dhe mbulimin e dobët të rrjetit.

Ankesat më të shpeshta lidhen me ndërprerjet e vazhdueshme të lidhjes, shpejtësinë e ulët të internetit dhe konsumin e shpejtë të paketave të të dhënave.

Shumë abonentë raportojnë se paketat e tyre “mbarojnë shumë shpejt”, ndërsa të tjerë përjetojnë sinjal të dobët dhe mbulim të pamjaftueshëm në zona të caktuara të vendit.

“Interneti është copë-copë dhe nuk justifikon çmimin që paguajmë,” shkruan një qytetar në komentet e publikuara.

Të tjerë shprehin pakënaqësi të thellë për raportin mes kostos mujore dhe cilësisë së shërbimit, duke e krahasuar me ofertat e operatorëve në vende të tjera europiane.

Për më tepër, abonentët kritikojnë ashpër mënyrën e komunikimit të kompanisë me klientët.

Shërbimi ndaj klientit përshkruhet si jo profesional, në disa raste arrogant, dhe shpesh i padobishëm në zgjidhjen e problemeve./Versus.al

'Thirrni mendjes...', abonentët 'kryqëzojnë'

'Thirrni mendjes...', abonentët 'kryqëzojnë'

'Thirrni mendjes...', abonentët 'kryqëzojnë'

 

 

Poll