AKTUALITET /

‘’Thoni që e gjetëm në rrugë’’, porosia e familjes Gjuta për të fshehur tentativën e studentes për t’u vetëvrarë

Studentja ka pranuar në polici se kishte kryer shumë gabime dhe se kishte tentuar t'i jepte fund jetës.

Shkruar nga Versus

‘’Thoni që e gjetëm në rrugë’’,

‘’Thoni që e gjetëm në rrugë, pranë Ekonomikut’’. Kjo ka qenë porosia mes anëtarëve të familjes Gjuta të cilët kishin rënë dakord që ta fshihnin ngjarjen ku u vetëplagos studentja 18 vjeçarja, me frikën se autorësia mund t’u mbetej atyre.

Vladimir Gjuta dhe Mirvete Gjuta, dy të arrestuarit fillimisht tentuan ta fshihnin ngjarjen duke dhënë versionin për të cilin kishin rënë dakord. Por pas kqyrjes së kamerave të sigurisë u zbulua gjithçka.

Vetë studentja pranoi se kishte dashur të vetëvritej dhe se kishte bërë shumë gabime. Ndërsa i dashuri i saj, Erisjaldo Gjuta i cili është në arrati dyshohet se e mbante pa leje armën e zjarrit. Versus.al

Poll