
Në gjykatën e posaçme u zhvillua sot seanca e radhës gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes ‘Plumbi i Artë’ ku u pyet i penduari i drejtësisë Skerdi Tase.
Teksa Tase pyetej nga avokatët e të pandehurve të tjerë, njëri prej tyre Petrit Qoli ka aluduar se ai mund të ketë qenë autori i vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi më 3 maj të vitit 2009.
Qoli e pyeti bashkëpunëtorin e drejtësisë se meqë kishte qëlluar nga 5 metra distancë dhe nuk kishte vrarë askënd, mos ka qenë ai autori i vrasjes së Xhindit i cili po ashtu u ekzekutua nga një distancë e ngjashme.
“Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?”- mësohet të ketë deklaruar Qoli në seancë. Versus.al