
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën ku xhaxhai 20 vjeç romun së bashku me të dashurin e tij nga Shqipëria 40 vjeç kanë ngacmuar seksualisht dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç.
Çifti ngacmonin seksualisht fëmijët kur nëna, motra e 20 vjeçarit romun ua besonte fëmijët e saj.
Rasti u zbulua kur nëna e dy fëmijëve pa 4-vjeçarin duke bërë lëvizje të çuditshme dhe kur e pyeti, fëmija u përgjigj: "I bëra me dajën".
Nëna e fëmijës menjëherë paraqiti një ankesë tek autoritetet, me një psikolog fëmijësh dhe një mjek ligjor që ekzaminuan dy djemtë, duke hapur rrugën për lëshimin e një urdhër arresti kundër dy burrave.
Policia, në fakt, gjeti video dhe foto në telefonat celularë si të 20-vjeçarit ashtu edhe të 40-vjeçarit, teksa abuzonin me të miturit , si dhe materiale pornografike me fëmijë nën moshën 10 vjeç.
Pas arrestimit , 20-vjeçari rrëfeu për veprimet e tij dhe u la në paraburgim, ndërsa 40-vjeçari shqiptar, i cili mohon çdo përfshirje, pritet të dalë para gjyqtarit hetues të enjten./Versus.al
