AKTUALITET /

"Toyota Yaris", Apeli i GJKKO prish dënimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës

Shkruar nga Versus

"Toyota Yaris", Apeli i GJKKO prish dënimin për

Dosja "Toyota Yaris" do të rigjykohet. Ky ka qenë vendimi i marrë nga Apeli i GJKKO që prishi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg për Aurel Zarkën, ish-kryeprokurorin e Vlorës.

N♪7 maj të këtij viti, GJKKO dëni me 4 vite burg Aurel Zarkën i cili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 2 vite e 8 muaj burg duke i ndaluar gjithashtu ushtrimine pozicioneve publike për 5 vite.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Aurel Zarka ka qenë një nga përdoruesit e Sky ECC, që mundësonte komunikime të fshehta. Ka rezultuar e provuar se ka kërkuar vlera monetare për një çështje në Prokurorinë e Vlorës. Është provuar se ka kërkuar vlera monetare për favorizimin e të pandehurve, në bashkëpunim me avokatin e tyre Radovan Çelën sa i takon dosjes Toyota Yaris. Versus.al

Poll