AKTUALITET /

Trafik ndërkombëtar droge, nis në Apelin e GJKKO seanca ndaj Mosi Habilajt dhe 3 të tjerëve

Shkruar nga Versus

Trafik ndërkombëtar droge, nis në Apelin e GJKKO seanca ndaj Mosi

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po zhvillohet sot seanca ndaj Mosi Habilajt dhe 3 pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal që akuzohet për trafik droge.

Në seancë është vetëm Fatmir Minaj, ndërsa për Habilajn dhe 2 të tjerët gjykimi bëhet në mungesë.

Në maj të vitit 2021, GJKKO dënoi Moisi Habilajn me 10 vite burg për veprëat penale trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal pavarësisht se SPAK kishte kërkuar 15 vite burg. Ndërsa për 3 anëtarët e tjerë të grupit u caktua dënimi me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK.

Apeli i GJKKO-së e riktheu çështjen për gjykim në prill të vitit të kaluar.

Moisi Habilaj, është në arrati, ndërsa është i dënuar edhe në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie. Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri.

Në Itali po vuan dënimin e tij edhe Nezar Seiti i cili akuzohet si financiar i grupit kriminal. Meridian Sulaj po vuan gjithashtu dënimin në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Versus.al

Poll