DURRËS – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një aksident rrugor i ka marrë jetën 2 fëmijëve të mitur.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen 15, ku një automjet ka përplasur të miturit, duke u shkaktuar plagë fatale. Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, fëmijët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një person tjetër, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, banor i zonës, është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

