
Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është shënuar mbrëmjen e djeshme në dalje të Fushë-Krujës. Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet tip fuoristradë, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal.
Sipas të dhënave paraprake, viktima, Irdi Laçi, u godit nga mjeti teksa po shtynte një automjet tip “Mercedes”, i cili ishte fikur në mes të rrugës. Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende nën hetim.

Ndërkohë, drejtuesi i fuoristradës është vetëdorëzuar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

