Greqi- Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Loutsa ku humbi jetën një 15 vjeçar dhe u plagosën dy bashkëmoshatarë të tij.
Mediat greke shkruajnë se aksidenti ndodhi në një kryqëzim rrugësh. Njëri prej të miturve i kishte marrë nënës së tij fshehurazi çelësin e dytë të makinës dhe teksa po ngiste me shpejtësi marramendëse, u përplas me një pemë. Njëri prej të miturve që ishin në makinë ishte shqiptar.
Viktimë mbeti njëri prej pasagjerëve në automjet. Dy të plagosurit e tjerë u dërguan në spitalin e të miturve ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Versus.al

