Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, në ambientet e fabrikës së pasurimit të kromit në Qafën e Burrelit, e cila është marrë me qira nga një kompani kineze, është raportuar një incident i rëndë pune.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi A.B., i cili po operonte një fadromë gjatë punimeve për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është zënë poshtë nga një masiv dheu që është shembur papritur. Ngjarja ka ndodhur teksa ai ndodhej brenda mjetit të punës.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat po vijojnë punën për të gjetur punëtorin. Gjithashtu, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Klos / Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.
Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.








