AKTUALITET /

Tragjedia në Itali/ Katër anëtarët e ndjerë të familjes Kola do sillen në Shqipëri

Gjithçka është bërë e mundur nga Solidariteti i bashkë-atdhetarëve Shqiptare të cilët me donacionet e tyre mblodhën shifrën e nevojshme prej 75 mijë Euro , shifër kjo e nevojshme për transportin e trupave dhe organizimit të ceremonisë së varrimit.

Shkruar nga Versus

Tragjedia në Itali/ Katër anëtarët e ndjerë të

Trupat e pajetë të 4 anëtarëve të familjes Kola që humbën jetën në javën e shkuar në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit  do të varrosen në atdhe.

Gjithçka është bërë e mundur nga Solidariteti i bashkë-atdhetarëve Shqiptare të cilët me donacionet e tyre mblodhën shifrën e nevojshme prej 75 mijë Euro , shifër kjo e nevojshme për transportin e trupave dhe organizimit të ceremonisë së varrimit.

Donacionet u  mblodhën në një llogari Go Found Me të hapur nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës 48-vjeçari që humbi jetën se bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij .

 Prokuroria e Luccas në Itali po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani është konfirmuar se kaldaja e cila pati rrjedhje të monoksidit të karbonit ishte një kalda e re dhe e sapo instaluar nga vete pronari shqiptar i banesës.

Trupat e Arti Kolses 48 vjeç, bashkëshortes  se tij Jonida Kola 43 vjeç si dhe fëmijëve të tyre  Hajdar Kola dhe Xhesika Kola 22 dhe 15 vjeç do të kthehen për tu prerë ne paqe në Atdhe sapo në Itali të përfundojnë të gjitha analizat toksikologjike.

Tags:

arti kola

Poll