AKTUALITET /

Tragjedia në Lezhë, pas vdekjes së djalit nëna i dha fund jetës, përcillen në banesën e fundit

Shkruar nga Versus

Tragjedia në Lezhë, pas vdekjes së djalit nëna i dha fund

Dhimbje pas dhimbje për familjarët dhe të afërmit që i dhanë lamtumirën e fundit sot nënë e birë, Aleksandër dhe Prenë Marku

Ngjarja me përmasa tragjike tronditi komunitetin e Lalmit të Ri në Lezhë ndodhi mbrëmjen e së premtes, kur brenda pak orësh humbën jetën dy anëtarë të së njëjtës familje. Në lagjen Gurra, Aleksandër Marku, 42 vjeç, u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij të veglave të punës.

Policia bëri të ditur se vdekja e ndodhi për shkaqe natyrale.

Sipas mjekëve zemra e 42-vjeçarit ndaloi së rrahuri duke lënë kështu jetimë katër fëmijët e tij, tre vajza dhe një djalë.

Pak orë më vonë, familjarët gjetën të pajetë edhe nënën e tij, Prenë Marku, 72 vjeçe, në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri.  Dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike për shkak të humbjes të djalit të saj, ajo t’i ketë dhënë fund jetës./Versus.al

Tragjedia në Lezhë, pas vdekjes së djalit nëna i dha fund

 

Poll