AKTUALITET /

Tragjike në Londër, 22 vjeçari shqiptar vritet me thikë, në pranga 2 vajza dhe një djalë

Dyshohet se i riu u sulmua me thikë teksa shoqërohej me një shok të tij.

Shkruar nga Versus
Tragjike në Londër, 22 vjeçari shqiptar vritet me thikë,
Viktima, Lorik Abazi

Britani e Madhe- Një 22 vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Londër gjatë orëve të para të së dielës. Media britanike BBC shkruan se viktima është Lorik Abazi. I riu u gjet me plagë thike në Valley Retail Park në Hesterman Way, Croydon.

Në pranga për ngjarjen e rëndë kanë rënë tre persona të dyshuar si autorë, konkretisht dy vajza nga 25 vjeç dhe një i ri 28 vjeçar.

Njëra nga vajzat u lirua me kusht, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Kryeinspektori Nick Blackburn ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Lorikut, duke thënë: “Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e Lorikut, të cilët kanë pësuar një humbje të paimagjinueshme.” Nga ky konflikt janë plagosur edhe dy të rinj, 22 vjeçarë. Versus.al

Poll