AKTUALITET /

Tritoli pranë pallatit ku banon Vangjush Dako, policia: Ishte i lidhur me një celular

Shkruar nga Versus

Tritoli pranë pallatit ku banon Vangjush Dako, policia: Ishte i lidhur me

Policia ka dalë me një reagim zyrtar sa i takon sasisë së tritolit të gjetur në zonën e Velierës pranë pallatit ku ka apartamentin edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Bëhet me dije se lënda plasëse është gjetur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme. Në vendin ku u gjet, tritoli ishte i lidhur me një celular.

Forcat RENEA kryen shpërthim të kontrolluar të lëndës plasëse për të eleminuar rreziqet që të shpërthente më vonë, pasi zona është mjaft e populluar. Versus.al

Poll