AKTUALITET /

Tronditet Kamza, shpërthim me tritol 500 metra larg komisariatit! U dëgjua në disa zona të Tiranës

Shkruar nga Versus

Tronditet Kamza, shpërthim me tritol 500 metra larg komisariatit! U

Tiranë- Një shpërthim i fuqishëm me tritol tronditi Kamzën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Burime bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza” vetëm 500 metra larg komisariatit të Kamzës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 dhe sipas dëshmitarëve zhurma është ndjerë deri në Paskuqan e Bërxullë. Kati i parë i një godine me fasadë xhami është dëmtuar.  Policia bën me dije se në biznesin nën pronësi të Bernard Elezit dhe Klodian Muratit ka shpërthyer një sasi tritoli e cila ka shkaktuar dëme materiale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rastit. Versus.al

Poll