
Pavarësisht se shqiptarët të cilët punojnë e jetojnë në SHBA konsiderohen si pjesa e emigrantëve me më së shumti mundësi apo të ardhura, të dhënat e publikuara së fundmi tregojnë mjë panoramë krejt ndryshe nga mendimi i përgjithshëm.
Presidenti Donald Trump ka publikuar në rrjetin e tij social një listë me vendet të cilat kanë numein më të madh të emigrantëve që marrin ndihma sociale nga shteti amerikan. Në këtë listë renditet Kosova me 46% të familjeve që jetojnë në SHBA dhe përfitojnë ndihmë sociale si dhe Shqipëria me 41.3%, një shifër gjithashtu e konsiderueshme krahasuar me shumë vende të tjera.

Këto statistika u referohen familjeve emigrante që përfitojnë programe të ndryshme ndihme sociale, përfshirë mbështetje financiare, ushqimore apo shërbime të tjera shtetërore. Versus.al

