AKTUALITET /

"T'u bëftë Bardha kurban o Muçi", drejtori i kërkon etiketë prodhimi për rigonin, tregtarja: E mblodha në mal

Pamjet e aksionit të nisur dje janë bërë virale për shkak të disa kërkesave 'absurde' të zyrtarëve që dolën për sekuestron e mallrave pa faturë.

Shkruar nga Versus

"T'u bëftë Bardha kurban o Muçi", drejtori i

Që prej ditës së djeshme tatimet kanë nisur aksionin për sekuestron e produkteve bujqësore e blegtorale të cilat shiten pa faturë në treg. Në aksionin e zhvilluar në Sarandë, u bë viral debati mes njërës prej tregtareve të tregut agro-ushqimor e cila po i shpjegonte drejtorit të njërit prej departamenteve të Bujqësisë në bashki se nuk ka sesi të ketë etiketa prodhuesi për rigonin që mbledh në mal.

Në një moment, drejtori të cilit ajo i referohet si “Muçi” i kërkon që tek pakoja e rigonit të shënohet se kush e prodhon, ndërsa përgjigjia e tregtares ishte spontane ‘mali’.

Pjesë nga biseda:

Drejtori: Ore këto, prodhuesi.. fermeri..

Tregtarja: Mali

Drejtori: Po nuk funksionon kështu

Tregtarja: Po ja mo vajta e mbodha në mal

Drejtori hesht

Tregtarja: Po çfarë flet mo Muçi, t’u bëftë Bardha kurban ca gjëra janë gjëra të natyrës. Ato dihet se s’mund të jenë gjë tjetër tani

Drejtori: Ka filluar, nuk do të mbarojë më kjo gjë derisa të shkojë në vend. Sot është dita e fundit që vij normal, nesër do sekuestrohet.

Aksioni nisi pas urdhrit të Ramës për të sekuestruar çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë duke theksuar qumështin me bidonë dhe djathin e kosin. Versus.al

Poll