AKTUALITET /

Tuneli i Llogorasë, Balluku: Tarifa për autoveturat është 250 lekë me TVSH

Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se ndryshe nga sa ëhstë deklaruar kostoja do të jetë më e ulët.

Shkruar nga Versus

Tuneli i Llogorasë, Balluku: Tarifa për autoveturat është

Tuneli i Llogorasë që pritet të vendosë traun këto javë, duke bërë kështu kalimin në me pagesë do të ketë një kosto 250 lekë me TVSH për autoveturat.

Zëvendëskryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se ndryshe nga sa ëhstë deklaruar kostoja do të jetë më e ulët.

“Janë 1 milion automjete në tre muaj në tunelin e Llogorasë. Përmes një analizë të gjerë, të thellë, të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me tvsh, as dhjetë euro, as  pesë euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshmet. kategoritë më të mëdha si, autobusët, trajlerat do kenë çmime të posaçme sipas studimit të fizibiliteti” tha Balluku.

“Po jap dhe disa shifra të tjera që kanë të bëjnë me numrin e automjeteve që kanë kaluar këtë vit nga data 1 qershor deri në 31 gusht nga tuneli i Llogarasë. 911 mijë e 952 automjete, me pak fjalë 1 milion automjete vetëm në 3 muaj, në këtë nukël të rëndësishme të infrastrukturës. Tashmë tuneli i Llogarasë është i pajisur me një qendër monitorimi të plotë, i cili gjithashtu ka edhe njësinë e zjarrfikësve, një nga më modernet në të gjithë Ballkanin. Kjo qendër funksionon 24/24. Do desha që ta them sot zyrtarisht që përmes një analize të gjerë dhe shumë të thellë të kostove operacionale, të amortizimit të infrastrukturës së tunelit dhe gjithçka tjetër që përfshin studime fizibiliteti të tilla, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me TVSH. As 10 euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra nga më të ndryshme. Duhet thënë që sigurisht kategoritë më të mëdha, siç janë autobusët, trailerët dhe gjithçka tjetër do të kenë çmime të posaçme, sipas këtij studimi fizibiliteti’, tha Balluku.

Tuneli i Llogorasë u hap për kalim verën e 2024-ës duke lehtësuar kështu qarkullimin për në Jug të vendit. Pas mbylljes për një periudhë disamujore ai u rihap sërish në verën 2025 dhe edhe pse u deklarua për një nisje të pagesës ajo u shty për në fund të sezonit turistik.

Menaxhimi i sistemit të pagesës do të bëhet nga vetë qeveria përmes një operatori të dedikuar. Në mars të këtij viti Autoriteti Rrugor Shqiptar prokuroi ngritjen e një platforme të integruar për menaxhimin dhe monitorimin e operimit të stacioneve të tarifimit në rrugë.

Enti Kombëtar i Operimit Rrugor  që është edhe operatori që ka në objekt të tij  pjesën e operimit, monitorimit dhe koordinimin e shërbimit te operimit ne rruge me pagese do të menaxhojë sistemet në secilën prej akseve ku do të futet ky sistem.

Aksi që përfshin tunelin e Llogarasë ka një gjatësi 5.9 kilometra. Tuneli ka shkurtuar ndjeshëm distancën nga Dukati në Palasë, segment i cili më herët përshkohej për rreth 45 minuta dhe që tani përshkohet vetëm për 7 minuta. Tashmë, kjo rrugë përshkohet për vetëm 7 minuta

Përfundojnë pas 14 vitesh punimet në Qukës- Qafë Plloçë; Balluku: Nga nesër rruga e kalueshme për të gjithë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku gjithashtu ka njaftuar se prej ditës së nesërme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë banorët aksi Qukës-Qafë Plloçë.

“Aksi Qukës-Qafë Plloçës, i cili është një projekt me shumë problematika, me shumë kompleksitete, por që fal një pune të mirë dhe organizimi që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11:00, Qukës- Qafë Plloça bëhet totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar dhe me sinjalistikën e vendosur tashmë”.

Sakaq prej mesit të muajit korrik, rruga ka nisur të përshkruhet nga banorët e zonës për lehtësi dalje në qytetet e Pogradecit apo drejt Korçës, duke evituar kalimin nëpërmjet rrugës së vjetër të paasfaltuar.

Ky projekt infrastrukturor strategjik për zonën e Mokrës u projektua në vitin 2009 nga qeveria e asaj kohe dhe filloi zbatimin në terren në vitin 2011. Në vitin 2013, pas ndryshimit të qeverisë, projekti u rishikua për të reflektuar zhvillimet e reja në infrastrukturë. Fillimisht ishte parashikuar të përfundonte në vitin 2019, por deri më sot afatet janë shtyrë katër herë, për shkak të vështirësive teknike dhe financiare.

Kostoja përfundimtare për realizmin e projektit arriti 240 mln USD./ Monitor

Poll