AKTUALITET /

Turisti nga Zelanda e Re zhduket në malin e Krujës, vëllai i tij: Prej 48 orësh s'kemi asnjë kontakt

Shkruar nga Versus
Turisti nga Zelanda e Re zhduket në malin e Krujës, vëllai i tij:
Turisti i humbur, Danieli

Një turist nga Zelanda e Re ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej më shumë se dy ditësh. I quajtur Daniel, turisti ka 48 orë që është zhdukur dhe për herë të fundit dihet se ka qenë në malin e Gamtit në Krujë.

Vëllai i tij Christopher Hughes ka publikuar një fotografi të Danielit dhe kërkon ndihmën e shqiptarëve që mund ta kanë parë.

Turisti nga Zelanda e Re zhduket në malin e Krujës, vëllai i tij:

"Vëllai im Daniel është zhdukur jashtë shtetit. Ai është shtetas i Zelandës së Re. Vendndodhja e fundit e njohur: Mali Gamti, Shqipëri më shumë se 48 orë më parë"- thuhet në mbishkrimin e fotos së publikuar.

Mali i Gamtit (1268m) ndodhet në mes të malit të Krujës dhe malit të Brarit (maja e Priskës së Vogël). Versus.al

Poll