AKTUALITET /

Tymi toksik “mbyti” banorët e Elbasanit për 6 ditë, prokuroria për Versus: Kemi nisur procedim penal, s’ka të hetuar

Prokuroria njofton se ka nisur procedimi penal për "Ndotje" dhe "Shpërdorim detyre", por nuk ka persona të marrë nën hetim.

Shkruar nga Versus

Tymi toksik “mbyti” banorët e Elbasanit për 6 ditë,

Për gjashtë ditë me radhë qyteti dhe fshatrat e Elbasanit u përfshinë nga një ndotje e madhe mjedisore që u rrezikoi shëndetitn, duke bërë që shumë prej tyre të raportonin edhe probleme me frymëmmarrjen.

Zjarri në fushën e mbetjeve u arrit të shuhej më 6 korrik, ndërkohë që situata alarmante bëri që për pothuajse një javë qyetarët të mos mund të hapnin as dritaret e banesave.

Për t’u interesuar lidhur me këtë ngjarje, e cila dyshohet të ketë patur një zjarrvënës Versus.al u interesua në prokurorinë e Elbasanit për të marrë informacion lidhur me hetimet mbi çështjen.

Në përgjigjien që iu komunikua redaksisë tonë, thuhet se prokuroria ka nisur procedim penal për ngjarjen për dy vepra penale “ndotje e ajrit” dhe “shpërdorim detyre”, por thekson se ende asnjë person nuk është marrë nën hetim. Më tej sqarohet se nuk ka ende një përfundim nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi ende nuk ka dalë akti i ekspertimit piroteknik.

“Në përgjigje të kerkeses suaj për informacion lidhur me ngjarjen ku ka rënë zjarr  ne ambientet e Landfillit te mbetjeve urbane, ne lagjen’’Skenderbej’’, nga verifkimi i kryer nga zyra e regjistrit, rezulton se;

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Elbasan ka regjistruar procedimin  penal për veprat penale të parashikuara nga nenet 201 dhe 248 te Kodit Penal, përkatesisht ‘’Ndotja e ajrit’’ dhe ‘’Shpërdorimi i detyrës’’, mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Elbasan.

Aktualisht ky procedim nuk rezulton me persona nën hetim. Lidhur përsa kërkoni nëse zjarri ka qene i qëllimshem, jemi në pritje të aktit të ekspertimit piroteknik të zjarrit”- thuhet në reagimin e prokurorisë për Versus.al.

Përgjegjëse për trajtimin e mbetjeve në Elbasan është kompania shtetërore Eco-Elb me administrator Leli Kajën. Ndaj tyre nuk ka asnjë procedim, ndërsa nuk kanë patur një qëndrim zyrtar mbi këtë masakër mjedisore që u vështirësoi jetën qytetarëve për 6 ditë me radhë. Versus.al

Poll