AKTUALITET /

U arrestua për mashtrimin me call center në ''Atti Tower'', 28 vjeçari lidhje e tre 'kokave' nga Tropoja

Bëhet fjalë për aksionin e zhvilluar në ''Atti Tower'' në janar të këtij viti.

Shkruar nga Versus
U arrestua për mashtrimin me call center në ''Atti
David Prendi

Personi që shihni në foto është David Prendi, 28 vjeçari i arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK nën dyshimin se ishte pjesë e grupit kriminal të mashtrimit me call center.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Bëhet fjalë për aksionin Byrosë Kombëtare të Hetimit në ambientet e kullës luksoze ‘’Atti Tower’’ ku u zbulua aktiviteti i paligjshëm i mashtrimeve online. Në janar të këtij viti në kullën luksoze të kryeqytetit SPAK kreu një aksion në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Dyshohet se Prendi është një ndër njerëzit e afërt të tre vëllezërve nga Tropoja, Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj të cilët janë shpallur në kërkim si krerët e një prej rrjeteve më të fuqishme të call centerave në Tiranë. Versus.al

Poll