AKTUALITET /

U dhunua b*utalisht nga pronari i “Stokholm” , reagon bisnezmeni Kasaj: Sulm i organizuar, nuk kam bërë asnjë denoncim

Ai deklaron se është goditur brutalisht nga persona të pajisur me mjete të forta, në një ngjarje që e cilëson të paramenduar dhe të organizuar.

Shkruar nga Versus
U dhunua b*utalisht nga pronari i “Stokholm” , reagon
Laert Kasaj

Biznesmeni Laert Kasaj ka reaguar publikisht pas një sulmi të dhunshëm fizik që pësoi disa ditë më parë në Tiranë.

Ai deklaron se është goditur brutalisht nga persona të pajisur me mjete të forta, në një ngjarje që e cilëson të paramenduar dhe të organizuar.

Kasaj mohon kategorikisht akuzat se ka bërë denoncime ndaj autorëve, ndërsa thotë se dhuna ndaj tij është nxitur nga lajme të pavërteta dhe postime të shpërndara në portale online.

“Në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time, ndjej nevojën të ndaj disa fjalë me publikun.
Para dy ditësh jam bërë objekt i një sulmi të dhunshëm, të paramenduar dhe të organizuar, nga
persona konkretë që kanë ardhur poshtë zyrës sime të pajisur me mjete të forta. Pavarësisht se
ishte një ngjarje e paprovokuar, në vend që të dënohej dhuna, janë bërë përpjekje për ta
justifikuar atë, madje duke më akuzuar se e kam nxitur vetë.

Shkak për gjithë këtë, sipas vetë autorëve, është bërë një postim i shpërndarë nga një portal
online, në të cilin përmendet lokali i tyre ndër të tjerë. Ironikisht, në atë postim, lokali në
pronësinë time është ai që shihet në disa foto, ndërsa të tjerët, përfshirë lokalin e autorëve,
pasqyrohen më pak. Megjithatë, kjo u mjaftoi për të më vënë në shënjestër.

Për më tepër, janë shpërndarë lajme të rreme se unë paskam bërë denoncime te Kryeministri
kundër autorëve. Ky është një pretendim absurd, pasi unë nuk kam asnjë kontakt me
Kryeministrin dhe, pas rreth 20 vitesh në biznes, nuk kam nevojë të merrem me punët e të
tjerëve, aq më pak me persona që as nuk janë konkurrentët e mi. Zotëroj 12 kompani që janë
ndër më të suksesshmet në Shqipëri në fushat e tyre.

Këto biznese punësojnë rreth 250 punonjës, të cilët çdo ditë japin më të mirën e tyre me përkushtim dhe profesionalizëm. Ata nuk kanë pse të përballen me pasiguri apo frikë, për shkak të një fushate të padrejtë që nuk ka të bëjë me punën tonë.

Në këtë klimë të rënduar, më shqetëson edhe se si disa portale online publikojnë çdo gjë që u
sjell klikime, pa verifikuar burimet, pa u interesuar për të vërtetën, pa menduar për pasojat që
sjellin mbi njerëzit. Kjo është një sjellje e rrezikshme, që ushqen dhunë, urrejtje dhe ndjenjë
padrejtësie.
Në përfundim, kam vendosur të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur dinjitetin tim, të
vërtetën dhe të drejtën time për të mos u përballur me dhunë dhe shpifje”, ka shkruar Laert Kasaj.

Për ngjarjen në fjalë policia ka shpallur në kërkim Ferhat Kajën, 31 vjeç dhe vëllain e tij dhe Oltian Kaja.

Kaja i cili rezulton të jetë pronari i lokalit tjetër “Stokholm” dyshohet se e ka dhunuar Kasajn pasi dyshonte se ky i fundit kishte “spiunuar” tek kryeministri Edi Rama me foto ku dukej zaptimi i hapësirës publike nga lokali i tij. /Versus.al

Poll