
Gjykata e Posaçme ka lënë nën masën e sigurisë "arrest me burg" Loran Dushën, administratorin e inceneratorit të Fierit i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Dusha nuk ishte i pranishëm në seancë për shkak se ishte i shtruar në spital pasi kishte raportuar probleme shëndetësore. Ai u ekstradua nga shteti afrikan i Zimbabve nga agjentë të Interpolit.
Sipas hetimeve të SPAK-ut rezulton se, në cilësinë e administratorit të një kompanie private të përfshirë në projektin e inceneratorit të Fierit, Dusha ka përfituar fonde publike në mënyrë të paligjshme. Dyshohet se ai ka përdorur fatura dhe pagesa fiktive, për punë dhe shërbime që nuk janë kryer realisht, duke dëmtuar buxhetin e shtetit. Versus.al







