
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi, ku një sherr i dhunshëm ka përfshirë disa të rinj të lidhur me figura të njohura të politikës dhe botës së spektaklit në Shqipëri.
Thuhet se në përleshje ishin përfshirë Leon Frroku, nipi i ish-deputetit Mark Frroku; Deni dhe Kejni, djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari; si dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, konflikti ka nisur për shkak të një vajze dhe përplasjesh të mëparshme mes të rinjve.
Pamjet që qarkullojnë në rrjet tregojnë një sherr fizik mes disa djemve në një ambient të frekuentuar në Dhërmi.
Pas publikimit të lajmit dhe komenteve në rrjetet sociale, Leonard Koka, vëllai i ish-ministrit Lefter Koka, ka reaguar për JOQ duke sqaruar se djali i përmendur në artikull është djali i tij dhe jo thjesht “nipi i Lefter Kokës”.
Sipas tij, djali i tij ka qenë aty për të ndarë konfliktin dhe nuk ka qenë pjesëmarrës aktiv në sherr.
“Mirëmëngjesi! Keni nxjerrë një artikull për nipin e Lefter Kokës, që është normale, por nëse ka qenë nipi i tij, ai ka një baba. Nuk është nevoja ta përzini Lefterin se ai është djali im dhe unë quhem Leonard Koka. Ai është duke i ndarë dhe po të futesh të ndash dikë që po zihet, je pjesë e sherrit. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Leonard Koka.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, sidomos për shkak të emrave të njohur të përfshirë në të. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për incidentin, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë pasoja ligjore për protagonistët e ngjarjes./Versus.al







