AKTUALITET /

U gjet i vdekur brenda Teqesë së Alipostivanit, policia me njoftim zyrtar për vdekjen e Baba Hekuranit

Sipas njoftimit të uniformave blu, nga veprimet e para hetimore dyshohet se Baba Hekurani ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale.

Shkruar nga Versus
U gjet i vdekur brenda Teqesë së Alipostivanit, policia me njoftim
Baba Hekurani

Policia ka dal në një noftim zyrtar për vdekjen e Baba Hekuranit, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqese së Alipostivanit në Përmet.

Sipas njoftimit të uniformave blu, nga veprimet e para hetimore dyshohet se Baba Hekurani ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

Njoftimi i Policisë:

Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur "Teqeja e Alipostivanit", është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

Baba Hekurani ndërroi jetë krejt papritur mëngjesin e sotëm, 4 shkurt, në moshën 61-vjeçare.Me vite të tëra në shërbim të fesë, ai gëzonte respektin e të gjithë banorëve të Përmetit dhe më gjerë./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: