Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen '13 shtatori' në rrugën e Kalasë, në Berat.
Një 47 vjeçar gjatë punimeve në një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe e ka zënë poshtë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të policisë ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit por nuk ka mundur t'ju mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin 47 vjeç, banues në Berat.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Versus.al







