
Kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet, Ergys Isufi, i cili u arrestua një ditë më parë nën dyshimin se kishte kokainë me vete, është liruar nga Policia pasdite, rreth orës 22:00 të datës 7 maj.
Deri më tani, Policia nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare lidhur me ndalimin e tij dhe nuk ka dhënë informacion nëse ndaj tij është ngritur ndonjë akuzë.
Sipas burimeve, Isufit iu gjet një dozë kokainë, të cilën dyshohet ta kishte për përdorim vetjak.
Ai u ndalua nga Policia teksa udhëtonte në shoqërim me një person të mitur nga Saranda në drejtim të Borshit, ku do të zhvillohej një miting elektoral. Pas kësaj, Isufi ishte planifikuar të nisej për në Tiranë për të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës së "Nismës Shqipëria Bëhet".
Gjatë kontrollit, Ergys Isufi ka tentuar të largohet, por është ndaluar dhe neutralizuar nga forcat e Policisë.








