
Baki Goxhaj, shqiptari i kapur në flotijen e nisur drejt Gazës për ndihma humanitare, do të kthehet në Shqipëri. Mësohet se policia kufitare izraelite ka përfunduar procedurat e dëbimit për shtetasin shqiptar Baki Goxhaj.
Versus.al raportoi fillimisht ndalimin e Goxhajt pasi familjarët e tij nuk kishin asnjë lajm prej tij. Ai do të largohet nga Izraeli së bashku me dhjetëra persona të tjerë të ndaluar.
Dëbimi do të kryhet me rrugë ajrore dhe destinacioni i mundshëm raportohet të jetë Turqia, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i policisë. Ditën e djeshme në rrjet qarkulluan pamjet e aktivistëve të ndaluar nga forcat izraelite në Gaza, duke ngjallur zemërim tek publiku i gjerë për mënyrën e trajtimit të tyre. Versus.al

