AKTUALITET /

U lanë në burg për mbytjen me litar të të riut në Mat, autorët e dyshuar transferohen te 313-ta

Shkak për transferimin e tyre është bërë arsyetimi se në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, mund të ketë të punësuar që janë të afërm të viktimës.

Shkruar nga Versus
U lanë në burg për mbytjen me litar të të riut në
Petrit Çakrri, viktima Renis Dobra dhe një prej autorëve të vrasjes, Fation Bushgjoka

Fation Bushgjoka dhe Petrit Çakrri, dy të arrestuarit që u lanë në burg për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra më 9 korrik, janë transferuar për në paraburgimin e burgut 313 në Tiranë.

Mësohet se pasi gjykata e Dibrës caktoi masat e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, u transferuan për në Tiranë pasi nuk mund të dërgoheshin në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit me arsyetimin se viktima Dobra mund të ketë njerëz të afërm që punojnë në këtë institucion.

Të arrestuarit mohuan akuzat e vrasjes, por Bushgjoka zbuloi se kishte patur konflikte me Dobrën më herët për shkak të trafikut të drogës në Gjermani. Ndërsa Çakrri tha se ishte ofruar të ndihmonte vëllezërit Bushgjoka për makina me qëllim gjetjen e një sasie kanabisi në fshatrat e zonës. Sipas tij, vëllezërit i kishin kërkuar të largohej pasi ishin takuar me Dobrën dhe shtoi se nuk kishte dijeni mbi fatin e këtij të fundit.

Në kërkim për ngjarjen janë edhe dy vëllezërit e tjerë Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e krimit të rëndë që tronditi Matin pasi i riu u gjet i mbytur me litar në liqenin e Shkopetit. Versus.al

Poll