AKTUALITET /

U mblodhën 450 mijë dollarë për pacienten me leuçemi, shtohen dyshimet për abuzim me fondet e mbledhura në "GoFundMe"

Një prej donatorëve të njohur online si “Mr.Eli” ka ngritur publikisht pikëpyetje mbi rastin, duke pretenduar se ka marrë informacione që hedhin dyshime mbi versionin e paraqitur fillimisht në fushatë

Shkruar nga Versus

U mblodhën 450 mijë dollarë për pacienten me leuçemi,

Pas arrestimit të TikToker-it të njohur Aleks Visha në Dubai, ka shpërthyer një debat i madh në rrjet lidhur me një fushatë donacionesh në platformën “GoFundMe”, ku u mblodhën rreth 450 mijë dollarë për kurimin e 30-vjeçares Pranvera Mollaj, e cila ishte raportuar se vuante nga leucemia akute.

Sipas raportimeve që po qarkullojnë në rrjete sociale, dyshimet lidhen me mënyrën e menaxhimit të fondeve dhe me vërtetësinë e gjendjes shëndetësore të pacientes. Një prej donatorëve të njohur online si “Mr.Eli” ka ngritur publikisht pikëpyetje mbi rastin, duke pretenduar se ka marrë informacione që hedhin dyshime mbi versionin e paraqitur fillimisht në fushatë.

Nga ana tjetër, Pranvera Mollaj ka mohuar kategorikisht akuzat për mashtrim. Në një video-live të publikuar në rrjet, ajo është shprehur se pas daljes nga spitali në Dubai do të publikojë dokumentacionin mjekësor për të vërtetuar gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë, në një bisedë të bërë publike me donatorin “Mr.Eli”, edhe nëna e saj ka deklaruar se fondet e mbledhura do t’u kthehen qytetarëve nëse transplanti nuk realizohet, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet lidhur me çështjen, ndërsa debati në rrjete sociale vijon të jetë intensiv.

Poll