AKTUALITET /

U mor në pyetje për vilën e Ergys Agasit, del pas 2 orësh nga SPAK, ish-drejtoresha e IKMT-së dhe e Kadastrës, Dallëndyshe Bici

Shkruar nga Versus
U mor në pyetje për vilën e Ergys Agasit, del pas 2 orësh
Dallëndyshe Bici në SPAK

Ish-drejtoresha e Kadastrës Shqiptare, Dallëndyshe Bici, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje për rreth dy orë në lidhje me procedurat e legalizimit dhe pajisjes me certifikatë pronësie të një vile në zonën e Mulletit.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një pronë në emër të biznesmenit në kërkim Ergys Agasi, e cila më herët ka qenë objekt kontrolli nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Fletëthirrja për Bicin është firmosur nga prokurori Bledar Maksuti. Edhe pse nuk mban më detyrë në krye të Kadastrës, ajo ka dhënë shpjegime mbi procedurat e ndjekura nga institucioni për legalizimin dhe kalimin e pronësisë së vilës.

Sipas dyshimeve të SPAK, vila në kodrat e Mulletit, pranë një resorti të njohur turistik, ka qenë më parë pjesë e këtij kompleksi, por përmes procedurave të dyshimta është shkëputur dhe më pas ka kaluar në pronësi të Agasit.

Hetimet lidhen edhe me dyshimet për përfshirjen e biznesmenit në një grup të strukturuar kriminal në dosjen “AKSHI”, ndërsa prokuroria po verifikon të gjithë zinxhirin e procedurave që kanë çuar në regjistrimin e pronës në emrin e tij.

.Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll