AKTUALITET /

'U njohëm në FB, më mori 14 mijë EURO'/ Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja e dënuar me 7 vjet burg për MASHTRIM!

Ekstraduar nga Spanja: Marjana Gjona, 42-vjeçarja nga Pogradeci e dënuar me 7 vjet burg për mashtrim. Policia konfirmon dorëzimin në operacionin 'The Wanted'. Detaje të plota!

Shkruar nga Versus
'U njohëm në FB, më mori 14 mijë EURO'/
Marjana Gjoni

Një 42-vjeçare shqiptare është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

Marjana Gjona u dorëzua policisë shqiptare pas një bashkëpunimi të ngushtë mes Drejtorisë së Interpolit në Shqipëri dhe autoriteteve spanjolle.

Ajo është dënuar në vitin 2019 nga Gjykata e Pogradecit me 7 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Gjona dyshohet se ka kryer mashtrime të rënda duke prekur disa viktima, mes të cilëve një rast ku një person humbi 14 mijë euro pas njohjes në Facebook.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të bashkëpunimit të konsoliduar ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Spanjë dhe në Gjermani, u finalizuan në kuadër të operacionit “The Ëanted”, procedurat për ekstradimin:

-nga Spanja, në Shqipëri, të shtetases Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda;

-nga Shqipëria, në Gjermani, të shtetasit Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike./Versus.al

Poll