AKTUALITET /

U operua ditë më parë, avokati i Erion Veliajt zbulon arsyen dhe gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e disa nishaneve. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili thekson se Veliaj ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike dhe se nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e tij.

Shkruar nga Versus
U operua ditë më parë, avokati i Erion Veliajt zbulon arsyen dhe
Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është nënshtruar disa ditë më parë një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e disa nishaneve.

Lajmi u konfirmua sot nga avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili sqaroi se ndërhyrja ka qenë e planifikuar dhe se analizat janë në proces.

Sipas tij, Veliaj gëzon shëndet të plotë fizik dhe psikologjik dhe nuk ka asnjë shqetësim pas ndërhyrjes.

“Erion Veliaj është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Ndërhyrja ka qenë për disa nishane, të cilat janë hequr dhe po kryhen analizat. Nuk ka asnjë shqetësim,” është shprehur Ndreca në një lidhje telefonike.

Ai shtoi gjithashtu se gjendja aktuale e kryebashkiakut është e qëndrueshme dhe shumë e mirë./Versus.al

Poll