Grupi hetimor i vrasjes së palestinezes Rayyan Alwan ka konfirmuar zyrtarisht se autori i dyshuar i vrasjes së saj, Fadi Alwan është babai i saj biologjik dhe jo partneri i siç është thënë më herët.
Ky fakt është konfirmuar pas komunikimit që autoritetet shqiptare kanë pasur me Interpolin, ndërkohë që pritet një kthim-përgjigje e plotë për gjetjen e familjarëve dhe të dhënave të tjera që do ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Sipas burimeve për media, autori i dyshuar, babai i viktimës 24 vjeçare është larguar në drejtim të Libanit dhe përmes Interpolit po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.
Nga vëzhgimet që iu janë bërë kamerave të aeroportitë të Rinasit, shihet se 24 vjeçarja nuk ka komunikuar me asnjë njeri, por vetëmi ati i saj Fadi Alwan. Insituti i Mjekësisë Ligjorë nuk e ka bërë akoma publike ekspertizën e vdekjes së 24 vjeçares.
Rayyan Alwan u gjet e vdekur më 27 shkurt në një banesë në kryeqyet të cilën viktima dhe babai i saj e kishin marrë me qira njësisë numër 10 në Tiranë, në rrugën “Gjon Muzaka”. Ishte proanari i banesës që njoftoi policinë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se se 49 vjeçari fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj të vajzës së tij dhe më pas e ka vrarë me mjet prerës. Para largimit nga Shqipëria 49 vjeçari ka marrë mjetet e identifikimit, telefonit dhe sendet personale të viktimës./Versus.al








