Itali- Një 46 vjeçar i identifikuar si Arben Kristo humbi jetën teksa përpiqej të largohej pas një grabitje në zonën e Grorellos në Arezzo.
Sipas mediave italiane, shqiptari u plagos rëndë në këmbë nga një kunj hekuri i gardhit metalik që ishte vënë për të ruajtur të mbjellat nga derrat e egër dhe hemorragjia u bë shkak që të humbte jetën.
Ndërsa dy grabitësit e tjerë që ishin me të u larguan pa lënë gjurmë. Autoritetet italiane po hetojnë veprimet e 76 vjeçarit italian i cili ka qëlluar me armë kur ka parë grabitësit duke dalë nga vila e vëllait të tij. I moshuari ka thënë se ka dëgjuar alarmin dhe se kur ka dalë në ballkon ka parë grabitësit që po largoheshin. Ai ka thënë se ka marrë një armë që e mbante me leje dhe ka qëlluar dy herë në ajër me qëllim që t’i trembte grabitësit. Versus.al

