AKTUALITET /

U plagos teksa punonte në kantier, punëtori 58-vjeçar ndërron jetë pas 12 ditësh në koma, familjarët: S’kishte asnjë shpresë për jetën

Ngjarja që ndodhi 12 ditë më parë, fillimisht u raportua si një aksident pune, ku Alkollari mbeti i lënduar rëndë, ndërsa policia arrestoi inxhinierin e kantierit, 56-vjeçarin Agim Spahiu, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Shkruar nga Versus

 

U plagos teksa punonte në kantier, punëtori 58-vjeçar

Petrit Alkollari, 58-vjeçari që u plagos më 27 korrik në një kantier ndërtimi në Paskuqan, ka ndërruar jetë pas disa ditësh në kujdesin e mjekëve

Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i tij për mediat, i cili tha se Alkollari humbi jetën mbrëmjen e djeshme dhe u varros sot.

Ngjarja që ndodhi 12 ditë më parë, fillimisht u raportua si një aksident pune, ku Alkollari mbeti i lënduar rëndë, ndërsa policia arrestoi inxhinierin e kantierit, 56-vjeçarin Agim Spahiu, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Familjari i 58-vjeçarit të ndjerë tregon se Alkollari ka qëndruar për 12 ditë në gjendje kome dhe ka pasur fraktura shumë të rënda në pjesën e kokës.

 

Poll