Policia në një njoftim të saj ka dhënë detaje për aksidentin e trefishtë ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor 'Ura e Leklit-Këlcyrë'.
Nga rezultatet fillestare nga policia rrugore, bëhet e ditur se automjeti tip Ford ka goditur automjetin tip Volksvagen, i marre me qira nga familja franceze në Tiranë.
Më pas ka përfunduar me përplasjen me automjetin tip Mercedez Benz, drejtuar nga një banor i zonës.
Si pasojë e përplasjes u dëmtuan pjesëtaret e familjes franceze, 3 fëmijë dhe nëna e tyre te cilët u dërguan me urgjence në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.
Burime bëjnë me dije se pjesëtarët e familjes polake pësuan gërvishtje të lehta
Përmet/Informacion paraprak
Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Versus.al







