
Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur për herë të parë me SPAK në lidhje me krimin shtetëror të 21 Janarit.
Pas dy shmangieve nga fletëthirrjet, Berisha u mor në pyetje për rreth dy orë nga prokurori Alfred Shehu, në cilësinë e personit që ka dijeni për vrasjen e katër protestuesve në bulevard në vitin 2011, kur Edi Rama, atëherë kreu i opozitës, protestonte para zyrës së tij si kryeministër.
Kreu i Partisë Demokratike tha para gazetarëve se ishte një proces normal.Më tej ai u shpreh se nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë siç pretendohet por nga rojet e Gardës pasi ishin ndjerë në rrezik nga protestuesit.
Berisha: Ishte një proces normal. Nëse ata që ishin aty zhvilluan procedurat në përputhje me rregullat, nuk thuhet për “Dumanin” që po pinte kafe me Kreshnik Farukun. I shkoi edhe në Manëz dhe nuk thotë gjë. Ai do heshtë, ndërsa unë jo. Thirrja e një personi për të dëshmuar është procedurë normale, por nuk është procedurë publike. Të të thërrasin, të të pyesin dhe të largohesh është normale, ndërsa Dumani dha njoftimin mediave para se të ma dërgonte mua. Një akt i shëmtuar, duke e kthyer në propagandë një institucion.
Nuk është qëlluar nga brenda, kanë qëlluar rojet e Gardës. Garda ka një ligj, i cili autorizon rojen të qëllojë sa herë dikush e kërcënon: të qëllojë në ajër dhe në këmbë kur situata përsëritet. Ky ligj është votuar nga Parlamenti nga Partia Socialiste. Garda nuk funksionon me urdhër, por me ligj.
A jeni takuar me Bashën në kohën kur ndodhi ngjarja?
Berisha: Po, ka kërkuar nga unë sepse ishin thyer xhamat, ngjitur me tavolinën të largohem nga zyra. Kanë ardhur të më evakuojnë. I thashë që isha në detyrë. Kam qëndruar në zyrë./Versus.al

