AKTUALITET /

U qëllua me një plumb në kokë, vritet 25-vjeçari shqiptar në Itali! Detajet e para

Një 25-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë pranë makinës së tij në një parcelë buzë rrugës në zonën e Bra, pranë Santa Vittoria d’Alba. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, që dyshohet të jetë vrasje.

Shkruar nga Versus

U qëllua me një plumb në kokë, vritet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Santa Vittoria d’Alba në provincën e Cuneo, u gjet i pajetë pasditen e e premtes, 20 shkurt 2026, në një parcelë toke pranë rrugës Chivola, në zonën e Bra.

Trupi i tij iu gjet afër një automjeti Lancia Ypsilon me ngjyrë të zezë, që dyshohet se ishte në pronësi të viktimës.

Sipas mediave italiane, trupit i është konstatuar një plagë nga armë zjarri në kokë, dhe arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje, çka shton dyshimet se mund të jetë vrasje e qëllimshme.

Trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me dhe, një detaj që po shqyrtohet nga hetuesit.

Autoritetet po hetojnë ngjarjen si një vrasje, ndërsa karabinierët dhe njësia hetimore e provincës së Cuneos po vazhdojnë hetimet.

Zbulimi u bë nga një shofer kalimtar që vuri re trupin dhe njoftoi menjëherë autoritetet, ndërsa hetimet janë në fazë e sipër për të përcaktuar motivet e mundshme pas ngjarjes./Versus.al

Poll