AKTUALITET /

U rrëzua në shkallët e qendrës tregtare "Toptani", e mitura dërgohet menjëherë në spital

Policia bën me dije se e mitura ka pësuar dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve për të marrë mjekimin e nevojshëm

Shkruar nga M.H
U rrëzua në shkallët e qendrës tregtare "Toptani",
Foto ilustruese

Një vazjë 4-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht në hapësirën mes sghkallëve elektrike të katit të tretë në qendrën tregtare 'Toptani' mesditën e sotme.

Policia bën me dije se e mitura ka pësuar dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Versus.al

Poll