AKTUALITET /

U shpall në kërkim nga SPAK për trafikun e drogës nga Amerika Latine, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve

Sipas burimeve zyrtare, Dani dyshohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre”, vepra të kryera gjatë kohës kur shërbente në radhët e Policisë së Shtetit.

Shkruar nga Versus

 U shpall në kërkim nga SPAK për trafikun e drogës nga

Erjon Dani, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, është vetëdorëzuar në Policinë e Himarës pasi është informuar nga mediat se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Sipas burimeve zyrtare, Dani dyshohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre”, vepra të kryera gjatë kohës kur shërbente në radhët e Policisë së Shtetit.

Vetëdorëzimi i Danit vjen në vijim të një operacioni të gjerë të zhvilluar nga SPAK në qytetin e Shkodrës, që kishte si objektiv goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me origjinë nga Amerika Latine dhe destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe deri tani ka çuar në arrestimin e 8 personave, përfshirë Erjon Danin. 5 persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim, me dyshimet se ndodhen jashtë vendit, përfshirë Dubai si një nga destinacionet e mundshme.

Hetimi është bazuar në zbardhjen e komunikimeve të anëtarëve të grupit përmes aplikacionit të koduar “Sky ECC”, i cili përdorej për të planifikuar trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. /Versus.al

Tags:

erjon dani

Poll