
Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në organin e akuzës. Tërmet Peçi ka qenë kryebashkiak i Tepelenës që nga viti 2011 deri në 2025-ën kur u dorëhoq para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ku mori edhe mandatin e deputetit të PS.
Kujtojmë se në prill të këtij viti PD dorëzoi në SPAK një kallëzim penal ndaj Peçit sa u takon tenderave për rindërtimin. Versus.al

