AKTUALITET /

U tha se piu fotoksinë dhe ndërroi jetë në spital, reagon ashpër Xhovana Nikolli

Në një reagim publik, ajo shprehet me tone të ashpra ndaj atyre që publikuan lajmin

Shkruar nga Versus
U tha se piu fotoksinë dhe ndërroi jetë në spital, reagon
Xhovana Nikolli

Pas lajmeve që qarkulluan për ndarjen e saj nga jeta, ka reaguar vetë Xhovana Nikolli, duke mohuar kategorikisht informacionin dhe duke e cilësuar atë si shpifje.

Në një reagim publik, ajo shprehet me tone të ashpra ndaj lajmit: “A keni pak seriozitet, pak fytyrë o njerëz, ordinera, që shpifni kështu lloj gjërash.”

Më herët ishte raportuar se Nikolli kishte ndërruar jetë në spital dhe se dyshohej për helmim me fotoksinë, por reagimi i saj hedh poshtë këto pretendime.

Xhovana Nikolli u bë e njohur për institucionet ligjzbatuese dhe për publikun pasi dyshohej se ishte shënjestra e një atentati me eksploziv në Elbasan në korrik të vitit 2024.

Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku ajo jetonte shkaktoi dëme të shumta materiale ndërsa 26-vjeçar Enea Thomaraj humbi jetën./Versus.al

 

Poll