AKTUALITET /

Uji “përpin” serat dhe tokat në Frakull të Fierit, banorët: Dëm i pallogaritshëm!

Shkruar nga Versus

Uji “përpin” serat dhe tokat në Frakull të Fierit,

Bllokimi i kanaleve kulluese dhe afërsia me lumin Vjosa përmbytën Frakullën e Fierit. Disa sera me prodhime bujqësore dhe tokat u përmbytën nga uji. Dëmet llogariten të shumta, pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore brenda serave janë dëmtuar.

“Uji ka shkatërruar të gjitha prodhimet bujqësore që kisha brenda serës, dëm i pallogaritshëm”, tha një prej banorëve të zonës së Frakullës.

Njësia administrative Frakull ndodhet pranë shtratit të lumit Vjosa, pothuajse sa herë ka reshje intensive kjo zonë rrezikohet nga përmbytja ashtu si Novosela në Vlorë./Versus.al

Poll