AKTUALITET /

"UÇK luftoi për liri", fjalimi historik i gjeneralit amerikan: Shqiptarët s'pranuan shtypjen, njëjtë po bën dhe Ukraina

Shkruar nga Versus
"UÇK luftoi për liri", fjalimi historik i gjeneralit
Wesley Clark

Gjenerali amerikan, Wesley Clark dëshmoi dje në Gjykatën e Speciale të Hagës në procesin që po mbahet kundër Hashim Thaçit dhe 3 ish-liderëve të tjerë të UÇK-së të cilët akuzohen për krime lufte në luftën e Kosovës.

Para se të largohej, Clark mbajti një fjalim të fuqishëm ku theksoi se luftëtarët e UÇK=së nuk ishin terroristë dhe për ta bërë një krahasim ai tha se ata kishin bërë të njëjtën gjë që po bën Ukraina sot përballë Rusisë, ose njëjtë siç kishin bërë disa qindra vite më parë patriotët amerikanë kundër britanikëve.

Fjalimi i Wesley Clark:

E përmenda revolucionin amerikan disa herë. Jemi në një epokë ku  ka forca të mëdha që përpiqen të ndikojnë në qeveritë e ndryshme.  Prej luftës së dytë botërore, jemi përpjekur të kemi një sistem ndërkombëtar në rregulla, që ka funksionuar deri në një masë, por jo tërësisht.

Pasi u shpërbë Jugosllavia dhe personat në Jugosllavi kërkuan të njëjtat liri sikurse Perëndimi. E kemi edhe një situatë në Ukrainë. S’po përpiqem të jem i pasjellshëm, sepse proceset penale janë të rëndësishme, por duhet të ketë një kufi sa i takon rendit.

Pra ka rend, por personat duhet të respektohen dhe luftojnë për të drejtat e tyre. Dhe kështu u përpoq të bënte UÇK në fillimin e viteve ’99, kur thjesht nuk pranuan shtypjen prej serbëve, dhe e bënë të pamundurën për t’i rezistuar serbëve.

PRA, ata NUK janë terroristë! Edhe pse gjeneralët serbë thonin janë terroristë. Ata nuk ishin terroristë, por luftonin kundër një regjimi të padrejtë! Mendoj se kjo është shumë e vështirë për jurisprudencat e gjykatave.  Këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre.   Faleminderit që më dhatë mundësinë të shpjegohem. E kam ndjekur këtë gjykim dhe i qëndroj bindjes që Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë. Ai nuk mban përgjegjësi për aktet individuale të dhunës dhe hakmarrjes. Versus.al

Poll