AKTUALITET /

Vajza 13 vjeçare në Greqi përdh*nohet nga grupi i të miturve, mes tyre 3 shqiptarë

Autorët i kishin filmuar aktet seksuale dhe një pjesë të tyre e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus

Vajza 13 vjeçare në Greqi përdh*nohet nga grupi i të

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik ku një vajzë 13 vjeçare është sulmuar seksualisht nga 6 persona, mes të cilëve 4 të mitur. Vajza me origjinë nga Filipinet dyshohet se është abuzuar seksualisht që prej muajit shkurt deri në prill të këtij viti.

Grupi i personave që abuzuan me të, 3 shqiptarë dhe 3 grekë i kanë filmuar veprimet e tyre. duke përfituar nga marrëdhënia miqësore që kishin me 13 vjeçaren, 4 prej abuzuesve e kishin çuar atë në një zonë të përbashkët të një pallati dhe brenda tualetit të grave në një parking të Selanikut, e kanë sulmuar seksualisht.

Në fakt, një fragment i pamjeve të filmuara me celular u nda në internet në rrjetet sociale. Personat e akuzuar për ngjarjen tragjike janë të moshës, 15, 15, 16, 16, 18 dhe 19 vjeç. Versus.al

Poll