AKTUALITET /

V*asja e Astrit Kalasë/ Gjon Shkambi rikthehet në vendin e krimit, kërkon nga Gjykata e Apelit që t'i japë lirinë!

Aktualisht, Shkambi ndodhet në paraburgim, njësoj si nipi i tij Elvis, i cili megjithatë nuk ka bërë ankim, duke pranuar masën “arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Shkruar nga Versus
V*asja e Astrit Kalasë/ Gjon Shkambi rikthehet në vendin e krimit,
Avokati i ndjerë Astrit Kalaja/ Gjon Shkambi

Gjon Shkambi, i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për nxitjen e nipit të tij, Elvis Shkëmbi, që të vriste gjyqtarin që po shqyrtonte çështjen e pronës së familjes, pritet të dalë të hënën, më 27 tetor, para Gjykatës së Apelit, ku do të kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga qelia.

Aktualisht, Shkambi ndodhet në paraburgim, njësoj si nipi i tij Elvis, i cili megjithatë nuk ka bërë ankim, duke pranuar masën “arrest në burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Një kërkesë për masë më të butë sigurie ka dorëzuar edhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit, i cili është arrestuar për “shpërdorim detyre”, pasi nuk kreu kontrollin e duhur të personave që hynë në sallë, edhe pse skaneri kishte dhënë sinjal alarmi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 tetor 2025, në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri menjëherë pasi shpalli vendimin gjyqësor për një çështje pronësie.

Sipas hetimeve, pas vendimit që nuk i favorizonte, Elvis Shkëmbi nxori pistoletën nga brezi dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit Kalaja, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës.

Autori më pas ka drejtuar armën edhe ndaj dy personave të tjerë të pranishëm në sallë, Rakip dhe Ervis Kurtaj, duke i plagosur lehtë. Pas ngjarjes, ai ia dorëzoi armën rojës së sigurisë dhe u arrestua në oborrin e gjykatës nga policia.

Sipas dosjes hetimore, konflikti kishte nisur prej kohësh, për një pronë në Shkodër të pretenduar nga familja Shkëmbi, të cilën e banojnë prej mbi 20 vitesh rreth 16 familje që refuzojnë ta lirojnë./Versus.al

Poll