AKTUALITET /

Vatra zjarri edhe në Tropojë/ Evakuohen dy fshatra, rrezikohen linjat e tensionit të lartë

Si pasojë e flakëve është bllokuar edhe rrugën kombëtare Fushë-Arrëz – Bajram Curri. Gjithashtu në Tropojë, rrezikohen linja e tensionit të lartë dhe rruga Tropojë – Qaf Mali – Fushë-Arrëz.

Shkruar nga Versus

Vatra zjarri edhe në Tropojë/ Evakuohen dy fshatra, rrezikohen linjat

Gjatë orëve të fundit situata me zjarret është përkeqësuar edhe më shumë. Bëhet e ditur se në të gjithë ekonominë pyjore të Kurore Dardhës janë aktive rreth 30 vatra zjarri, të cilat kanë përfshirë afro 50 hektarë pyje me pisha dhe bredha.

Gjithashtu në terren janë angazhuar forcat pyjore të bashkisë Fushë-Arrëz, trupa të ushtrisë, si dhe shërbimi pyjor i Fushë-Arrëzit, Pukës dhe Kukësit. Flakët janë përhapur masivisht, pasi po favorozohen edhe nga era e fortë.

Si pasojë e flakëve është bllokuar edhe rrugën kombëtare Fushë-Arrëz – Bajram Curri. Gjithashtu në Tropojë, rrezikohen linja e tensionit të lartë dhe rruga Tropojë – Qaf Mali – Fushë-Arrëz.

Ndërkohë edhe banorët e fshatrave Xath dhe Flet janë evakuuar, ndërsa flakët po rrezikojnë linjat e tensionit të lartë që lidhin hidrocentralin e Fierzës me nënstacionin e Fushë-Arrëzit.

Poll